Klubi holandez e merr vendimin e ashpër për tifozin agresiv, i ndalohet hyrja në stadium për 40 vjet

  • S.A /
  • 21 March 2023 - 08:57
Klubi holandez e merr vendimin e ashpër për tifozin agresiv, i ndalohet hyrja në stadium për 40 vjet

Klubi holandez i PSV Eindhovenit është treguar i ashpër  me tifozin që sulmoi portierin serb Dmitrovic në ndeshjen e Europa League-s.Drejtuesit e kësaj skuadre kanë marrë vendimin që agresorit t’i ndalohet hyrja në “Philips Stadion” për 40 vitet e ardhshme, përcjell "Kosova Sot Online".

Një sanksion që u shtohet tre muajve që ai po vuan në burg, njëri prej tyre me kusht, dhe urdhrit të Ministrisë Publike të Holandës për të mos iu afruar rrethinave të stadiumit, shkruan SuperSport.

Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, PSV saktëson:

“Personi që hyri në fushë gjatë ndeshjes  PSV – Sevilla dhe sulmoi portierin e skuadrës spanjolle nuk do të jetë i mirëpritur në “Philips Stadion” për dyzet vitet e ardhshme”.

(Kosova Sot Online )