Messi pritet si hero në atdhe

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 15:12
Messi pritet si hero në atdhe

Lionel Messi u rikthye në Argjentinë së fundmi për t’ju bashkuar kësaj Kombëtareje për ndeshjen miqësore me Panamanë.

Dhe, ylli i Paris Saint-Germainit është pritur si hero në atdhe.

Mijëra tifozë kanë dalë për ta parë shtatë herë ftuesin e Topit të Artë derisa po e merrte rrugën drejt restorantit të tij të preferuar së bashku me familjen e tij

Ata e thirrën emrin e kampionit të freskët të botës në rrugët e Buenos Aires, të cilat u mbipopulluan brenda pak minutash pasi tifozët e kuptuan se aty gjendej i pranishëm ish-futbollisti i Barcelonës.

Më pas, tifozët e pritën Messin jashtë restorantit derisa ishte duke ngrënë darkë dhe nuk munguan brohoritjet dhe thirrjet e ndryshme për heroin e tyre, i cili ia solli Argjentinës trofeun e Kupës së Botës pas pritjes së gjatë.

Image

(Kosova Sot Online)