Ja kush thotë: Benzema të lihet në bankën rezervë

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 18:27
Ja kush thotë: Benzema të lihet në bankën rezervë

Karim Benzema është fituesi në fuqi i “Topit të Artë”, më i miri në botë sezonin e kaluar dhe pa dyshim edhe lojtari më i mirë te Real Madridi.

Por, së fundmi në këtë sezon, është një numër njerëzish që po kërkojnë që francezi të lihet në stol

Benzema nuk ka qenë në gjendjen e tij fizike më të mirë këtë sezon, teksa rrallëherë ka kompletuar një javë të plotë stërvitjeje.

Por, 35-vjeçari nuk ka munguar në aq shumë ndeshje që nga Kupa e Botës “Katar 2022”, por duket se nuk është në formën e tij që kishte sezonin e kaluar.

Kundër Barcelonës të dielën, kjo ishte edhe një herë evidente, pasi Benzema “luftoi” për të hyrë në lojë në pjesën e dytë dhe nuk mundi të lidhej efektivisht me shokët e tij të skuadrës.

19 gola dhe 5 asistime në 29 ndeshje do të ishin statistika të shkëlqyera për shumicën e sulmuesve, por “Relevo” thekson se në këtë fazë sezonin e kaluar, ish-reprezentuesi i Francës kishte 36 gola dhe 15 asistime.

Nuk ka dyshim se ai nuk është i njëjti lojtar si sezonin e kaluar.

“Marca” publikoi një koment nga njohësi sportiv, Amalio Moratalla, një ditë “El Clasicos”, i cili i bëri thirrje Carlo Ancelottit të linte Benzeman në stol.

Ndërkohë, gazetari i afërt me klubin nga Madridi, Kiyan Sobhani, i bëri thirrje Ancelottit të konsideronte përdorimin e Rodrygo Goes në vend të Benzemas, duke pasur parasysh gjendjen e tij aktuale fizike.

Sipas “Football Espana”, mungesa e aftësisë fizike të ish-sulmuesit të Lyonit ka qenë një problem gjatë gjithë sezonit dhe nuk është e padrejtë të thuhet se “Los Blancos” dukeshin më mirë në fazat fillestare të sezonit pa Benzeman, sesa tani.

Nëse problemet e njëjta vazhdojnë, do të bëhet një pikë diskutimi madhor përpara një çerekfinaleje të Ligës së Kampionëve me rëndësi shumë të madhe për sezonin e Real Madridit.

Kampioni në fuqi evropian në çerekfinale do të përballet me Chelsean. 


(Kosova Sot Online)