Policia e Kosovës jep detaje për rastin e Agim Ademit

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 19:29
Policia e Kosovës jep detaje për rastin e  Agim Ademit

Polica e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se këtë të martë ka intervistuar një zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

I njëjti person, emri i të cilit nuk u përmend, është liruar pastaj me urdhër të prokurorit,

Policia e Kosovës gjithashtu bëri të ditur se ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, nuk ka ndonjë urdhër-arrest.

Në njoftimin zyrtar u bë e ditur se Ademit i është bërë ftesa për t’u paraqitur në polici për intervistim të nesërmen.

Detaje tjera nuk u bënë të ditura.

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”

(Kosova Sot Online)