Për Tomiyasun përfundon sezoni

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 19:45
Për Tomiyasun përfundon sezoni

Sezoni për Takehiro Tomiyasun ka përfunduar para kohe.

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht se mbrojtësi japonez i është nënshtruar operacionit, të cilin e ka kaluar me sukses

Tomiyasu kishte pësuar lëndim në gjurin e tij të djathtë në ndeshjen kundër Sporting Lisbonës në Ligën e Evropës.

Klubi londinez konfirmoi se 24-vjeçari do të mungojë për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

(Kosova Sot Online)