Gjykata vendos për rastin e Agim Ademit

  • A.P /
  • 23 March 2023 - 16:36
Gjykata vendos për rastin e Agim Ademit

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për rastin e Agim Ademit.

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës do të dërgohet në arrest shtëpiak për 30 ditë

Lajmin e ka konfirmuar, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj Gjykate.

Ademi është dërguar dje në mbajtje për 48 orë, por që nga dje ka qenë i shtrirë në spital duke kryer teste dhe ekzaminime mjekësore.

Agim Ademi u arrestua dje nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”

Sot, në raportin e policisë u tha se Ademi dyshohet për keqpërdorim të buxhetit të Federatës së Futbollit


(Kosova Sot Online)