Agim Ademi edhe sonte qëndron në QKUK

  • A.P /
  • 23 March 2023 - 20:12
Agim Ademi edhe sonte qëndron në QKUK

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë që e caktoi masën ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademit me 1 muaj arrest shtëpiak, me kërkesë të prokurorit, kreu i FFK-së edhe sonte do të qëndrojë në Kirurgjinë Torakale.

Shefi i ketij reparti, Nazmi Kolgeci tha  se gjendja shëndetësore e Ademit është stabile, por do të qëndrojë në spital së paku deri nesër.

“Pacienti është pranuar dje. I kemi bërë testet e nevojshme mjekësore. Ai do të qëndrojë edhe sonte dhe nesër do ta shikojmë gjendjen e tij”, tha ai.

Agim Ademit dje iu caktua ndalimi për 48 orë, ndërsa më vonë iu përkeqësua gjendja dhe u dërgua në spital.

Ndërsa sot, atij iu shqiptua masa e arrestit shtëpiak për 30 ditë. Në rast se kjo nuk respektohet, kjo masë do të zëvendësohet me paraburgim. 


(Kosova Sot Online)