Flaka Loxha vazhdon sukseshëm, kalon në raundin e tretë dhe do të përballet me xhudisten nga Serbia

  • S.A /
  • 24 March 2023 - 09:53
Flaka Loxha vazhdon sukseshëm, kalon në raundin e tretë dhe do të përballet me xhudisten nga Serbia

Flaka Loxha ka arritur të kualifikohet në raundin e tretë të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, transmeton "Kosova Sot Online". Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Loxha arriti të mposhtte në raundin edytë gjermanen, Seija Ballhaus me waza-ari.

Në raundin e tretë, Flaka Loxha do të përballet me xhudisten nga Serbia, Marica Perisic. Loxha e kishte të lirë raundin e parë, të cilin e kaloi pa luftë. 

(Kosova Sot Online )