Lexoni edhe:
Deputetët e ulur në Kuvend pa parim e pa qëndrim, besimin qytetar po e përdorin vetëm për interesin personal dhe për mashtrim
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Vetëm kompetencat e komunave që bashkohen në një organ udhëheqës janë mjaftë për një autonomi të gjerë.
Ka rëndësi emërtimi i subjektit, Baza është te kompetencat. Natyrisht se kjo gjendje njihet nga z.Kurti. Ai e dinë natyrën e këtij subjekti. E ka të qartë se është i dëmshëm për Republikën. Çështjet e shtruara janë të rënda.
E ardhmja është e zbehtë. Republika është buzë zhdukjes.
Shpëtimi i vetëm mbetet bashkimi kombëtar.
-Në Kosovë, Qeveria Kurti ka shumë vështirësi që kanë ardhur duke u thelluar në përmasa të rënda për Republikën dhe për popullin. Vështirësitë janë të dy anëve. Problemet e brendshme shumë të rënda të përcjella me Konflikte dhe me pakënaqësi.
Këto janë të fushës ekonomike,sociale, e dhe politike.
Gjendja është e rënduar shumë. Nuk kemi përmirësime në punësim dhe as në shëndetësi, sikundër edhe në sistemin sociale, pensional. Papunësia është e lartë. Të ardhurat personale të ulëta. Ndihmat sociale, pensionet dhe shëndetësia buzë kolapsit. Sistemi gjyqësor dhe prokurorial në Katastrofë . Shkelet ligji dhe ofendohen palët. Sjelljet e gjyqtarëve dhe të prokurorëve janë kryesisht anti ligjore dhe tejet fyese për palët.
Në këtë sistem juridik palët janë mjet financiar. Masat po ikin nga Kosova. Kosova po zbrazet. Fshatrat janë boshatisur.
Në Kosovë nuk ka asnjë investim në ekonomi prodhuese dhe ndërtimore. Rrugët po dëmtohen me të madhe. E ardhmja është e errët. Raportet e Kosovës me faktorët ndërkombëtar, me shtetet dhe me mekanizmat e ndryshëm, janë keqësuar.
Nuk kemi njohje të reja . Kemi pasivizim të njohjeve dhe asnjë anëtarësim në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Edhe plani franko-gjerman me aneksin adekuat është jo i qartë. Nga plani nuk del njohja reciproke dhe as dëmshpërblimi i demit material dhe moral të shkaktuar gjatë luftës 1998/99.
As përgjegjësi penale për krimet e luftës nuk kemi te plani.
është bërë vetëm për Asociacion. Ky subjekt është shumë i dëmshëm dhe vdekjeprurës për Kosovën. Vetëm kompetencat e komunave që bashkohen në një organ udhëheqës janë mjaftë për një autonomi të gjerë. Nuk ka rëndësi emërtimi i subjektit, Baza është te kompetencat. Natyrisht se kjo gjendje njihet nga z.Kurti. Ai e dinë natyrën e këtij subjekti. E ka të qartë se është i dëmshëm për Republikën. Çështjet e shtruara janë të rënda.
E ardhmja është e zbehtë. Republika është buzë zhdukjes.
Shpëtimi i vetëm mbetet bashkimi kombëtar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".