Distria Krasniqi i sjell Kosovës medaljen e argjendtë nga Gjeorgjia

  • A.P /
  • 24 March 2023 - 15:42
Distria Krasniqi i sjell Kosovës medaljen e argjendtë nga Gjeorgjia

Sot ka nisur Grand Slami i Tbilisit në Gjeorgji, aty ku shteti i Kosovës do të paraqitet me pesë garues të xhudos.

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamit e Tbilisit. Krasniqi nuk e fitoi të artën, pasi në finale pësoi nga xhudistja nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova me IPPON.

Kosovarja në gjysmëfinale arriti triumfin ndaj gjermanes Mascha Ballhaus.

Ndërkohë, më vonë do të garojë edhe Nora Gjakova në finale për kategorinë deri në 57 kilogramë.

Flaka Loxha nuk ka arritur të shkojë më lart se raundi i tretë në Grand Slamin e Gjeorgjisë.

Loxha u eliminuan në rrethin e tretë nga xhudistja serbe, Marica Perisic, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Flaka e mbylli kështu garimin me një fitore dhe një humbje.

Rezultatin më të dobët e pati Erza Muminoviq, e cila u eliminua në raundin e dytë.

(Kosova Sot Online)