Dzeko alarmon Interin

  • A.P /
  • 24 March 2023 - 17:50
Dzeko alarmon Interin

Edin Dzeko shqetëson Interin teksa aktualisht është i grumbulluar me Bosnjen e Hercegovinës për kualifikueset e Euro 2024. Sulmuesi nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren ndaj Islandës.

Pak ditë më parë trajneri i Bosnjes, Faruk Hadzibegic foli për një shqetësim që kishte Dzeko. “Ai lëndoi shpinën në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes me Islandën.

Dzeko nuk ishte i disponueshëm për ne në këtë takim. Shpresojmë ta rikuperojmë për sfidën e radhës që kemi të dielën në mbrëmje përballë Sllovakisë.” – u shpreh Hadzibegic.


(Kosova Sot Online)