E thotë presidenti i La Liga: Messi nuk mund të kthehet te Barça tani

  • S.A /
  • 25 March 2023 - 09:04
E thotë presidenti i La Liga: Messi nuk mund të kthehet te Barça tani

Presidenti i La Ligës beson se Barcelona nuk mund të përballojë të rikthejë Lionel Messin, transmeton Kosova Sot Online".

“Çfarë do të doja të thoja për të dyja,  si për Barcelonën ashtu edhe për PSG-në.

Në Barcelonë në situatën aktuale ekonomike, Messi nuk mund të kthehet, nëse nuk ul ndjeshëm pagën e tij, gjë që do të ishte e çuditshme. Por ai nuk mund të jetë as te PSG,përcjell "Kosova Sot Online".

Dy skuadrat kanë një listë pagese shumë të ngjashme, me ndryshimin e vetëm që PSG ka më pak të ardhura se Barcelona. PSG është një makinë që fiton para nga nafta dhe mashtron sponsorët.

A mund ta ndihmojë La Liga Barçën?

“E vetmja që mund të bëjë diçka është Barça. Do të doja që ai të kthehej dhe të përfundonte karrierën e tij te Barcelona, ​​por kjo nuk varet nga ne. Nuk do të ndryshojmë rregullat që të vijë Messi”, tha Javier Tebas.

(Kosova Sot Online )