Granit Xhaka lajmërohet nga Serbia para lojës me Bjellorusinë

  • S.A /
  • 25 March 2023 - 12:35
Granit Xhaka lajmërohet nga Serbia para lojës me Bjellorusinë

Granit Xhaka ka zbarkuar mbrëmë në Serbi bashkë me shokët e tij të Kombëtares së Zvicrës. Nën përcjellje të sigurimit zviceran, por edhe të policisë serbe më pas, futbollisti kosovar u dërgua në Novi Sad, ku sot “Helvetikët” do të përballen me Bjellorusinë,transmeton "Kosova Sot Online". 

Mesfushori i Arsenalit ndërkohë e bëri një postim në rrjetet sociale sot nga Novi Sadi, përkatësisht një fllajer, i cili e paralajmëron ndeshjen mes zviceranëve dhe bjellorusëve, e cila do të fillojë në orën 18:00. Kohëve të fundit ishte çuar shumë pluhur rreth rrezikshmërisë që do ta shfaqte prezenca fizike e Xhakës në Serbi, duke e pasur parasysh që në këtë vend është i urryer dhe i akuzuar për provokime, si rezultat i dy përballjeve të tij me Serbinë në dy Botërorët e fundit. Xhaka do të mundohet ta ndihmojë Zvicrën sot për të fituar ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Euro 2024. Dy futbollistët tjerë nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të mungojnë në dy përballjet e këtij muaji shkaku i lëndimit. 

(Kosova Sot Online )