Tottenhami e zbulon trajnerin e ri pas largimit të Antonio Contes

  • 27 March 2023 - 08:47
Tottenhami  e zbulon trajnerin e ri pas largimit të Antonio Contes

Tottenham Hotspur njoftoi zyrtarisht këtë të diel për largimin e Antonio Contes.

Sipas njoftimit të lëshuar nga klubi, ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të dyanshme,transmeton "Kosova Sot Online".

Klubi londinez gjithashtu konfirmoi emrat e atyre që do të udhëheqin skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.

“Cristian Stellini do të marrë skuadrën si Ushtrues i Detyrës së Trajnerit për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me Ryan Mason si ndihmës trajner”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )