Messi ka një ofertë të re

  • A.P /
  • 28 March 2023 - 14:59
Messi ka një ofertë të re

E ardhmja e futbollistit argjentinas Lionel Messi është një enigmë e madhe dhe portali Goal bëri të ditur se sulmuesi i PSG-së ka një ofertë zyrtare dhe se ka edhe një ide interesante.

Kështu, Inter Miami i drejtuar nga David Beckham ka kohë që ka shfaqur interes për Messin, por problem është paga e argjentinasit, e cila aktualisht është rreth 40 milionë euro në vit.

Meqenëse Miami mund t'i ofrojë atij gjashtë milionë euro të pamjaftueshme, udhëheqja e ligës MLS ka një ide për të sjellë Messin i cili do t'u tërheqë vëmendjen e mediave dhe sponsorëve.

Ideja është që të gjitha skuadrat e ligës së parë të paguajnë Messin, pavarësisht nëse ai zgjedh Inter Miami, New York Red Bull apo Los Angeles Galaxy.

Drejtuesit e ligës besojnë se sjellja e Messit do të ndihmonte në promovimin e ligës përpara Kupës së Botës 2026, e cila organizohet nga Shtetet e Bashkuara së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.

Kujtojmë se kontrata e tij aktuale me PSG-në përfundon në verë, por ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën.

(Kosova Sot Online)