
Messit i ndryshohet vlera në Transfermarkt

Lionel Messi është duke vazhduar me paraqitje fantastike, përkundër që po i afrohet ditëlindjes së 36-të të tij.
Si me PSG-në ashtu edhe me Argjentinën, shtatë herë fituesi i Topit të Artë është në formë të mirë
Vlera e tij në Transfermarkt e argjentinasit ka ndryshuar. Ai tani vlen 45 milionë, pesë më pak se sa vlente herën e fundit.
Dje, Messi shënoi hat-trik me Argjentinën dhe kaloi shifrën e 100 golave me kombëtare.
(Kosova Sot Online)