Arteta e pranon skandalin, ka kopjuar disa taktika të Guardiolas

  • S.A /
  • 30 March 2023 - 09:07
Arteta e pranon skandalin,  ka kopjuar disa taktika të Guardiolas

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka pranuar se ka kopjuar një taktikë nga trajneri i tij i vjetër, Pep Guardiola. Arteta ishte asistent në Manchester City nën drejtimin e Guardiolës përpara se të merrte detyrën e trajnerit kryesor te Arsenali. Spanjolli pranon se përdorimi i Oleksandr Zinchenko, një nënshkrim nga City gjatë verës, është i ngjashëm me mënyrën se si Guardiola përdori Phillip Lahm në Bayern Munich.

“Filloi kur isha në Barcelonë, ne luanim një diamant 3-4-3 dhe një nga mbrojtësit e krahut luante atje”, ka shpjeguar fillimisht spanjolli. “Por, Pep e bëri atë në Bayern për herë të parë me Phillip Lahm dhe më pas u zhvillua në City me shumë mënyra të ndryshme për ta bërë këtë me lojtarë të ndryshëm”. “Pra, kjo është gjëja e mrekullueshme, që ju mund të merrni gjatë gjithë kohës gjëra nga sportet e tjera, trajnerë të tjerë për ta bërë veten më të mirë dhe se kurioziteti është i nevojshëm për të evoluar dhe për të qenë më të mirë”, përfundoi Arteta.

(Kosova Sot Online )