Havertz: Chelsea më bleu për 80 milionë euro

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 16:02
Havertz: Chelsea më bleu për 80 milionë euro

Kai Havertz ka zbarkuar në Angli në vitin 2020.

Chelsea ia kishte paguar Bayer Leverkusenit, ish-klubit të tij, 80 milionë euro.

Dhe, ky fakt nuk e ka lehtësuar aspak adaptimin e futbollistit gjerman në futbollin anglez.

Këtë e ka pranuaredhe vetë përfaqësuesi gjerman në një intervistë për mediumin e njohur britanik “The Guardian”

“Nuk e kuptoj se si mund të paguajnë aq shumë para për një lojtar, por në botën e futbollit është normale. Kjo të sjell shumë presion. Njerëzit mendonin se isha Messi, unë isha veç 20-21 vjeç. E shikojnë veç vlerën e parave që klubi yt e ka paguar dhe duhet të bësh ndeshje të mëdha që nga dita e parë. Në fund e ndien këtë presion”, deklaroi Havertz, i cili e ndihmoi Chelsean ta fitonte Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)