Ibrahimovic sërish jashtë fushave të blerta

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 17:49
Ibrahimovic sërish jashtë fushave të blerta

Pas rikuperimit nga dëmtit në gjë të pësuar në fund të sezonit të kaluar, që e la për rreht 9 muaj jashtë fushave të blerta, duket se “shtatlarti” suedez, Zlatan Ibrahimovic është duke vuajtur një tjetër dëmtim, të cilin e ka pësuar gjatë seancës stërvitore me Kombëtaren përpara ndeshjes me Azerbajxhanin.

Ibra ka pësuar një dëmtim në kofshë, por ende nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojë “lideri” i Milanit jashtë fushave të blerta, teksa ende nuk janë kryer ekzaminimet e plota për të përcaktuar datën e saktë e rikthimit të suedezit.

Deri më tani mendohet se muaji prill është në “rrezik” për Ibran, teksa 2 javë janë të sigurta që do të mungojë, mirëpo mungesa e tij nuk besohet të jetë një problem për bordin e Milan dhe për teknikun Pioli, të cilët nuk e kanë futur “bomberin” suedez në listën e UEFA-s, për 2 ndeshjet e çerek-finales së UEFA Champions League, ndaj Napolit.

(Kosova Sot Online)