Xavi flet për rikthimin e mundshëm të Messit

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 14:31
Xavi flet për rikthimin e mundshëm të Messit

Barcelona dhe Messi është një dashuri e jashtëzakonshme në futboll.

Klubi i dha gjithçka futbollistit dhe ky i fundit ia ktheu në të njëjtën mënyrë

Rrugët e tyre u ndan dy vite më herët, por tani ka një mundësi ribashkimi.

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Ruste ka konfirmuar për herë të parë kontaktet për të ri-nënshkruar me Messin.

Ndërkohë, tani ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez

“Nuk është koha për të folur për rikthimin e Messit. Unë flas shumë me të. Është një temë që po trajtojmë. Shpresojmë se mund ta shohim përsëri te Barcelona. Është klubi i jetës së tij”, tha Xavi.


(Kosova Sot Online)