Skiatori shqiptar Denni Xhepa vazhdon shkëlqimin, e rrëmben edhe një medalje të artë në Kampionatin Ballkanik

  • S.A /
  • 01 April 2023 - 10:38
Skiatori shqiptar Denni Xhepa vazhdon shkëlqimin, e rrëmben edhe një medalje të artë në Kampionatin Ballkanik

Denni Xhepa ia ka siguruar Shqipërisë dy medalje të arta nga Kampionati Ballkanik, i mbajtur në Bansko të Bullgarisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Skiatori shqiptar, një ditë pasi triumfoi në disiplinën e sllallomit të madh, këtë të premte doli i pari edhe në disiplinën e sllallomit.

19-vjeçari la pas australianin, Hugh Mcadam, dhe bullgarin, Kalin Zlatkov, duke dëshmuar edhe njëherë së është një nga talentet më premtues në rajon në garat me ski.

Xhepa shënoi 24,55 pikë në garën e sotme, duke vendosur një rekord personal në këtë disiplinë.

Skiatori kuq e zi në sllallomin e madh kishte regjistruar 37,47 pikë. Xhepa kishte lënë prapa dy bullgarët, Kamen Zlatkov dhe Kalin Zlatkov. 

 

Image

 

(Kosova Sot Online )