Ancelotti në Madrid deri në vitin 2034

  • S.A /
  • 03 April 2023 - 14:27
Ancelotti  në Madrid deri në vitin 2034

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti insiston se nuk do të largohet nga klubi, derisa Federata Braziliane e Futbollit po shpreson që ai të shkarkohet sa më shpejt dhe t’i bashkohet “Seleçaos”, transmeton "Kosova Sot Online".

Javën e kaluar, Federata braziliane përmes presidentit të saj e pranoi se do ta donte trajnerin italian në krye të kësaj Kombëtareje, ndërsa lojtarët si Rodrygo e Vinicius Jr do ta mirëprisnin “DonCarlon” në ekipin e tyre kombëtar.

Ancelotti ka kontratë deri në vitin 2024, por e pranon se do të qëndronte në “Santiago Bernabeu” për një kohë shumë më të gjatë, madje edhe për 10 vjet të tjerë.

“Ndihem i sigurt dhe i mbrojtur nga lojarët dhe nga klubi. E kam sqaruar tashmë të ardhmen time. Kontrata ime do të skadojë në vitin 2024 dhe plani im është që ta kompletoj atë. Nëse Real Madridi është i lumtur, do të jetë Ancelotti 2034”, deklaroi ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit dhe Evertonit. Reali këtë sezon ka mbetur prapa në garën për titull të kampionit në La Liga, por synon ta fitojë Ligën e Kampionëve. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë Ancelotti rrezikon të shkarkohet nga detyra e trajnerit të “Los Blancos”. Ndërkohë, ai e ka në duar ofertën për t’u bërë selektor i Kombëtares së Brazilit.

(Kosova Sot Online )