Arteta u bën thirrje lojtarëve të tij të Arsenalit

  • A.P /
  • 03 April 2023 - 15:13
Arteta u bën thirrje lojtarëve të tij të Arsenalit

Mikel Arteta u bëri thirrje lojtarëve të tij të Arsenalit që të shijojnë momentin pasi arritën shtatë fitore radhazi duke rikthyer epërsinë e tyre prej tetë pikësh në krye të Premier Ligës.

“Thjesht shijoni momentin në të cilin jemi. Kemi nëntë ndeshje deri në fund”, tha trajneri spanjoll.

“Kur po këndonim këngën të gjithë së bashku, u rrëqetha. Futbolli ka të bëjë me pasionin, me emocionet dhe atë që ne mund të transmetojmë. Tifozët transmetojë energji, besim, dashuri te lojtarët dhe mbështetje të pakushtëzuar”, shtoi menaxheri i “Topçinjve”.

“Reagimi i publikut kur pësuam një gol ishte një shembull tjetër. Ata brohoritën skuadrën. Kjo është e rrallë për t’u parë dhe një përgjigje e jashtëzakonshme, kështu që qëndroni me ne. Ne jemi shumë të emocionuar, ne duam t’ia dalim. Le të përqendrohemi te ndeshja e radhës, sepse do të japim gjithçka në të”.

Nën presion, pas fitores së Sitit ndaj Liverpulit, Arteta këmbënguli se lojtarët e tij reaguan në mënyrë të përsosur.

“Ajo që ne mund të kontrollojmë është ajo që mund të bëjmë. Ne e kemi diskutuar këtë ditët e fundit. Pas pushimit ndërkombëtar pati shumë situata të vështira për t’u menaxhuar me disa lojtarë. Gjithmonë ka një pyetje se si do të reagojnë lojtarët pas kësaj”, tha Arteta.

“Unë mendoj se ata ishin të jashtëzakonshëm, të gjithë donin të përfshiheshin dhe ne e fituam ndeshjen në një mënyrë bindëse, e cila është e vetmja gjë që ne mund ta kontrollojmë.

Tekniku ishte plot lëvdata për Gabriel Zhezusin pasi braziliani shënoi dy gola në ndeshjen e tij të parë titullar në Premier Ligë që nga nëntori: “Jam i kënaqur për të. Të gjithë ishin. Të gjithë e duartrokitën. Ai ka punuar kaq shumë për katër ose pesë muajt e fundit. E meritonte shansin për të qenë titullar. E shfrytëzoi shansin me shumë vendosmëri dhe me dy gola”.

Ëndrra e titullit mund të bëhet realitet shumë shpejt, por Arteta ishte i bindur se ishte vetëm një tjetër fitore kur u pyet nëse Arsenali kishte 9 ‘finale’ deri në fund: Finalet luhen në maj. Nuk kemi asnjë finale deri atëherë”.


(Kosova Sot Online)