“Rrahmani është i mbivlerësuar, nuk më ka pëlqyer kurrë”

  • S.A /
  • 06 April 2023 - 12:40
“Rrahmani është i mbivlerësuar, nuk më ka pëlqyer kurrë”

Derisa krejt bota e futbollit ka mbetur e impresionuar me zhvillimin dhe me përparimin e Amir Rrahmanit, është një person që nuk e ka aspak në qejf futbollistin kosovar, transmeton "Kosova Sot Online".

Bëhet fjalë për Christian Bosco, i cili merret me transferet e lojtarëve, i cili insiston se qendërmbrojtësi i Napolit është një lojtar i mbivlerësuar. “Mendoj se ish-futbollisti i Veronës është i mbivlerësuar dhe nuk e them vetëm sot, e kam thënë gjithmonë. Ai po luan mirë, por e ka rrethin që ia mundëson këtë. Nuk e kam dashur asnjëherë Rrahmanin. Braziliani Juan Jesus është i një niveli tjetër në aspektin teknik, është shumë më i mirë se Rrahmani”, deklaroi Bosco për mediat italiane.

“Rrahmani duhet të vendoset vetëm si qendërmbrojtës i djathtë, pasi shikojeni golin e tretë që e pësoi Napoli nga Milani: ai nuk dinte as kah të shkonte…”, përfundoi Bosco.

Sidoqoftë, Amir Rrahmani po konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në Itali dhe Napoli po mundohet ta bind që ta vazhdojë kontratën, e cila do t’i skadojë në vitin 2024.

(Kosova Sot Online )