Potter shkon në pushime luksoze në Maldive

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 19:35
Potter shkon në pushime luksoze në Maldive

Graham Potter para pak ditësh u shkarkua nga posti i trajnerit te Chelsea.

Ai pati një aventurë të shkurtër në Londër, duke mos treguar rezultat me “Blutë”

Pas shkarkimit, Potter ka vendosur të shijojë pushime luksoze në Maldive.

Sipas The Sun, Potter udhëtoi i shoqëruar nga gruaja dhe djali i tij në një udhëtim me vlerë 23,000 euro.

Kujtojmë se ai u kompensua nga Chelsea me 15 milionë euro me rastin e shkarkimit.


(Kosova Sot Online)