Argjentinasli Marcelo Bielsa pritet të marrë drejtimin e kombëtares së njohur

  • S.A /
  • 07 April 2023 - 08:15
Argjentinasli Marcelo Bielsa pritet të marrë drejtimin e kombëtares së njohur

Marcelo Bielsa pritet të rikthehet në zejën e trajnerit.Trajneri argjentinas prej vitit të kaluar kur u largua nga Leeds nuk ka drejtuar ndonjë skuadër, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndërsa, sipas raportimeve ai është pranë që të marrë drejtimin e Kombëtares së Uruguait.

Tash e dy javë janë zhvilluar bisedime dhe marrëveshja aktualisht është në fazën finale.

Raportohet se marrëveshja verbale mes dy palëve është arritur dhe mbetet vetëm që Bielsa të nënshkruajë kontratën.

(Kosova Sot Online )