Futbollisti serb Tadiq provokon lojtarin turk, tallet me të pse bëri iftar në fushë loje

  • S.A /
  • 07 April 2023 - 08:26
Futbollisti serb Tadiq provokon  lojtarin turk, tallet me të pse  bëri iftar në fushë loje

Një veprim skandaloz i kapitenit serb Dushan Tadiq është duke bërë xhiron e rrjetit, transmeton "Kosova Sot Online".

Në duelin mes Feyenordit dhe Ajaksit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në përplasje e sipër,

Tadiç u përpoq të bënte gjeste tallëse ndaj futbollistit turk Kokçu, që ishte me agjërim dhe çeli iftarin pas gjysmë ore loje.

Ky moment është fokusuar edhe nga kamerat.

Kujtojmë që Tadiç ishte një nga personat e vetëm që nuk shprehu solidaritet për tërmetin e madh që tronditi Turqinë. Teksa ai i djeshmi ishte një tjetër veprim i ulët i tij.

(Kosova Sot Online )