Ish-sulmuesi i njohur këshillon Real Madridin: Nuk duhet ta riemëroni Mourinhon trajner

  • A.P /
  • 07 April 2023 - 22:02
Ish-sulmuesi i njohur këshillon Real Madridin: Nuk duhet ta riemëroni Mourinhon trajner

Real Madridi është këshilluar nga Antonio Cassano që të mos riemërojë Jose Mourinhon në pozitën e trajnerit.

“Los Blancos” mendohet se janë në kërkim të një trajneri të ri pas spekulimeve mbi të ardhmen e Carlo Ancelottit, për të cilin thuhet se po kalon sezon e fundit si trajner i skuadrës

Pavarësisht se italiani ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar deri në fund të kontratës, e cila skadon në verën e vitit të ardhshëm, mundësia për ndryshimin e trajnerit mbetet te Real Madridi.

Dhe, Jose Mourinho është në një listë të opsioneve të mundshme, por Cassano nuk është një adhurues i stilit të trajnerit portugez, pavarësisht se 60-vjeçari fitoi një titull kampioni në La Liga me madrilienët në vitin 2012.

“Ai mund të kthehet në Real Madrid, nëse Ancelotti largohet, por nëse duan një trajner, nuk duhet të thërrasin Mourinhon për projektin e tyre të ri”, ka deklaruar ish-sulmuesi i njohur italian.

“Mourinho nuk shprehet për futbollin. Nuk i pëlqen të punojë, nuk di të komunikojë, le të mos gënjehemi nga historia e tij. Interi është ekipi im dhe ata fituan Ligën e Kampionëve 11 vjet më parë me të, por jo duke luajtur futboll”, shtoi ish-sulmuesi i Real Madridit.

Ndryshe, Mourinho me Romën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

Përveç portugezit, në listën për zëvendësimin e mundshëm të Ancelottit është edhe ish-trajneri tjetër i Real Madridit, Zinedine Zidane, legjenda tjetër e klubit, Raul Gonzalez, por edhe Julian Nagelsmann. 


(Kosova Sot Online)