Real Madridi befason me një ‘mrekulli futbolli’ nga Argjentina, sjell lojratin 17 vjeç që kushton 50 milionë euro

  • S.A /
  • 12 April 2023 - 09:47
Real Madridi befason me  një ‘mrekulli futbolli’ nga Argjentina, sjell lojratin  17 vjeç që  kushton  50 milionë euro

Real Madridi është një nga ata gjigantë evropianë që shpesh skauton futbollistë nga Amerika e Jugut dhe shpesh i sjell në radhët e tyre. Së fundmi është rënë dakord për transferimin e të riut Endrick nga Palmeiras, i cili do të vijë në Santiago Bernabeu vetëm kur të mbushë moshën. Në të kaluarën, Real Madridi solli lojtarë si Robinho, Vinicius Junior dhe Rodrygo nga Amerika e Jugut, dhe tani ata kanë gjetur një objektiv të ri në gjigantin argjentinas River Plate.

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Claudio Echeverri, “fëmijë mrekullibërës” dhe Lionel Messin e ri, siç e quajnë në popull. Së fundmi ai shkëlqeu në kampionatin e kadetëve të Amerikës së Jugut, ku shënoi tre gola dhe dy asistime në tre ndeshje dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut. Mesa duket, Klubi Mbretëror e ka ndjekur për një kohë të caktuar, dhe është gati të paguajë 50 milionë euro. Modeli i tij është Lionel Messi, i cili pas Kupës së Botës me Argjentinën.

(Kosova Sot Online )