Vedat Muriqi nuk po ndalet. "fluturon" drejt rekordeve të reja

  • S.A /
  • 12 April 2023 - 13:28
Vedat Muriqi nuk po ndalet.

Futbollisti kosovar Vedat Muriqi po shkon me hapa të sigurt drejt rekordeve të reja, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sulmuesi kosovar i ka realizuar 12 gola deri tash në 25 paraqitje, ndërsa i ka shtuar edhe dy asistime.

Me këtë rast, 28 vjeçari i ka barazuar rekordet e Dni, Arango, Aduriz e Bergara, ish-futbollistët e njohur të Mallorcas që i kishin shënuar nga 12 gola.

E tash, prizrenasi i ka në lojë edhe 10 ndeshje për të thyer rekorde të tjera.

Nëse e shënon edhe një gol, ai do t’i barazonte rekordet e Budimir, Amato e Dominguez, të cilët i kishin realizuar nga 13 gola sezonalë në të kaluarën.

Gjithashtu, “Pirati” është veç dy gola prapa rekordeve të Luque, Pandiani e Eto’o, që i kishin shënuar nga 14 gola, edhe pse kamerunasi rekordin absolut me klubin ishullor e ka 17 gola.

Por, nëse vazhdon me ritëm të tillë, ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes dhe Lazios mund ta arrijë edhe rekordin e Diego Tristan, i cili i kishte shënuar 18 gola në sezonin 1999-2000. 

Top 15 shënuesit e Mallorcas në LA Liga

1. Güiza, 27 gola në sezonin 2007-08

2. Magdaleno, 19 gola në sezonin 1986-87

3. Tristán, 18 gola në sezonin 1999-00

4. Eto’o, 17 gola në sezonin 2003-04

5. Luque, 14 gola në sezonin 2001-02

6. Pandiani, 14 gola në sezonin 2002-03

7. Eto’o, 14 gola në sezonin 2002-03

8. Amato, 13 gola në sezonin 97-98

9. Domínguez, 13 gola në sezonin 1969-70

10. Budimir, 13 gola në sezonin 19-20

11. Muriqi, 12 gola në sezonin 2022-23 (i ka edhe 10 ndeshje)

12. Dani, 12 gola në sezonin 1998-99

13. Arango, 12 gola në sezonin 2007-08

14. Aduriz, 12 gola në sezonin 2009-10

15. Bergara, 12 gola në sezonin 1965-66

(Kosova Sot Online )