Shkarkohet trajneri i Ronaldos, ja pse u morr vendimi

  • S.A /
  • 12 April 2023 - 13:53
Shkarkohet trajneri i Ronaldos, ja pse u morr vendimi

Rudi Garcia nuk është më trajner i Al-Nassr. Mediumi spanjoll “Marca” raporton se klubi nga Arabia Saudite ka vendosur ta shkarkojë trajnerin francez, transmeton "Kosova Sot Online".

Bisedat e tij sekrete në dhomat e zhveshjes duket se e kanë çuar kryesinë e klubit që ta marrë këtë vendim.

Garcia është akuzuar për taktika të dobëta dhe për raportin e zbehtë me Cristiano Ronaldon. Ish-trajneri i Romës e kishte marrë në dorë ekipin arab në qershor të vitit të kaluar. Duket se Ronaldo e kishte një takim me drejtuesit e klubit dhe aty portugezi e ka shprehur pakënaqësinë ndaj trajnerit, mbi të gjitha pas barazimit pa gola, 0:0 me Al Feiha. Al-Nassr gjendet tri pikë prapa liderit, Al Hilal, shtatë xhiro pa përfunduar sezoni në Arabinë Saudite.

(Kosova Sot Online )