Kane mund të largohet nga Tottenham

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 16:45
Kane mund të largohet nga Tottenham

Harry Kane mund të largohet nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi, i cili gati gjithë karrierën e ka kaluar në kryeqytetin anglez, është i lidhur me një largim dhe interesimi për të nuk ka se si të mungojë.

Bayern Munichi besohet se është një prej klubeve që ka shfaqur interesim serioz për Kane.

Mirëpo, sipas “Mirror”, Manchester United është favorit për të nënshkruar me 29-vjeçari, pasi dëshira e tij është për të qëndruar në Premierligë.

Reprezentuesi i Anglisë ka qenë shpeshherë i lidhur me një transferim edhe te Real Madridi.

Kane me Tottenhamin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 90 milionë euro.


(Kosova Sot Online)