Casillas: Mirë për futbollin italian që Juventusi ka ndaluar së fituar tituj

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 19:35
Casillas: Mirë për futbollin italian që Juventusi ka ndaluar së fituar tituj

Iker Casillas, në një intervistë të fundit, ka thënë se është “mirë për futbollin italian” që skuadrat e tjera kanë filluar t’i japin fund dominimit të Juventusit.

Spanjolli tha për “DAZN” se i ka pëlqyer gjithmonë të shikojë ligëm italiane, por se Serie A ishte bërë “e mërzitshme” kur vetëm një ekip konkurronte për titullin çdo vit

“Më pëlqente shumë Serie A kur isha i ri, veçanërisht kur konsiderohej liga më e mirë në botë. Aty kanë luajtur të gjithë lojtarët më të mëdhenj”, tha fillimisht legjenda e futbollit spanjoll.

“E vërteta është se Serie A kaloi një periudhë në të cilën fitoi vetëm Juventusi dhe ishte bërë paksa e mërzitshme, por tani fakti që Napoli, si dhe Interi dhe Milani në vitet e fundit kanë ndalur dominimin e Juventusit, është mirë për futbollin italian”, shtoi ish-portieri i Real Madridit.

(Kosova Sot Online)