Tottenhami po përgaditet për të thyer rekordin e klubit me transferimin e Ansu Fatit

  • S.A /
  • 15 April 2023 - 09:57
Tottenhami po përgaditet  për të thyer rekordin e klubit  me  transferimin e Ansu Fatit

Tottenham Hotspur po shqyrton mundësinë për të nënshkruar me Ansu Fatin në afatin kalimtar të verës, transmeton "Kosova Sot Online".

Spanjolli vazhdon të jetë i lidhur me një largim të mundshëm nga “Camp Nou”, pasi klubi duket se nuk shpreson më në të shkaku edhe i lëndimeve të shpeshta të lojtarit.

Barcelona thuhet se e ka informuar agjentin, Jorge Mendes, që të shqyrtojë opsionet e mundshme për të ardhmen e Fatit.

Sipas raportimeve nga “Daily Express”, Tottenhami po shpreson të fitojë garën për të nënshkruar me 20-vjeçarin, me një ofertë të prej 62 milionë eurosh, që do të thyente rekordin e transferimeve të klubit londinez.

Ansu Fati me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Sulmuesi i krahut të majtë këtë sezon është paraqitur në 41 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me tre asistime.

(Kosova Sot Online )