Po e kërkojnë shumë klube, të njohura, Arsenali ia cakton çmimin e largimit futbollistit Folari Baloguni

  • S.A /
  • 15 April 2023 - 10:36
Po e kërkojnë  shumë klube, të njohura,  Arsenali ia cakton çmimin e largimit futbollistit Folari Baloguni

Forma e mirë e Folarin Balogunit këtë sezon nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa shumë klube kanë shprehur interesim për të. 21-vjeçari, që është i huazuar te Reimsi nga Arsenali, ka shënuar 18 gola deri më tani në këtë sezon në Ligue 1, transmeton "Kosova Sot Online".

Megjithatë, marrëveshja e huazimit nuk përfshin një opsion blerjeje, që do të thotë se Balogun do të duhet të kthehet në Londër pas përfundimit të sezonit.

Por, fakti që reprezentuesi anglez do të përballej me një konkurrencë të fortë te “Topçinjtë” mund ta shtyj drejt largimit përfundimisht.

Siç tha një burim i afërt me sulmuesin për “L’Equipe”, ai nuk është i përgatitur të ulet në stolin e londinezëve. 

Arsenali thuhet se do ta lejonte të largohej Balogunin nëse një klub paguan të paktën 30 milionë euro.

Ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Folarin Balogun raportohet ka tërhequr interesim nga Milani, Interi, Lille, Monaco, Marseille e Leipzigu.

(Kosova Sot Online )