Ja cila është shuma me të cilën është gjobitur Mane nga Bayerni, pas sulmit fizik ndaj Sanes

  • S.A /
  • 17 April 2023 - 08:40
Ja cila është  shuma me të cilën është gjobitur Mane nga Bayerni, pas sulmit fizik ndaj Sanes

Sadio Mane raportohet se është dënuar me gjobë prej më shumë se 300 mijë euro nga Bayern Munichi, transmeton "Kosova Sot Online".

Ky dënim për senegalezin vije pasi ai goditi me grusht shokun e skuadrës, Leroy Sane, pas humbjes 3:0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Pas këtij rasti, Mane u suspendua nga Bayerni për ndeshjen e radhës, që e zhvilloi të shtunën ndaj Hoffenheimit në Bundesligë.

Gazetari nga “Sky”, Florian Plettenberg, që është edhe i afërt me “Bavarezët” ka raportuar se 31-vjeçari është gjobitur me më shumë se 300 mijë euro.

(Kosova Sot Online )