Diplomati gjerman Mihaell Shtajner avokat i Kosovës për krimet e luftës

Diplomati gjerman Mihaell Shtajner avokat i Kosovës për krimet e luftës
Diplomati gjerman Mihaell Shtajner avokat i Kosovës për krimet e luftës

Dardan Grapci

  • 17 April 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci 

Është një qasje serioze njerëzore dhe humane e ish shefit të UNMIK-ut ne Kosovë, z. Mihaell Shtajner i cili e ka thënë qartë se Serbia duhet të merr hapa konkret për dënimin e krimeve të veta të luftës në Kosovë, sepse ndryshe nuk ka paqe dhe qetësi, e të mos flasim për zhvillim e demokraci.
 
Ish - Shefi i UNMIKU-t Mihaell Shtajner (Michael Steiner) me këto deklarata të hapura dhe pa dorëza  na ka bërë të kuptojmë edhe nje fakt,  që Bashkësia Ndërkombëtare më shumë po interesohet për Kosovën, me shumë se vetë krerët e shtetit, ku në këtë rast  kritikohet e paralajmërohet të paditet Serbia për krimet e luftës. Ai  është duke bërë një punë të madh, më shumë se vetë shteti i jonë, më shumë  se sa vetë krerët politik në Kosovë , duke ia filluar nga Presidenca e deri tek Kryeministri. Është shumë e qartë se Serbia e ka humbur luftën, por gjithashtu do ta humb edhe integritetin territorial i cila duhet shumë shpejtë ti kthehet Kosovës.

E dimë që shumë qytetar janë të mpirë nga politika e Millosheviqit, dhe gjatë këtyre viteve të fundit edhe nga Presidenti aktual, Aleksandër Vuçiq. Nëse Serbia i nuk kërkon falje dhe nuk e pranon Pavarësinë e Kosovës jo vetëm që do të jetë një problem për Serbinë, por qytetaret do të izolohen nga organizatat ndërkombëtare. Tani shtrohet pyetja - Kush është fajtor në këtë rast?, përgjigja është  se janë  Aleksandër Vuçiqi me grupin e tij kriminal që e ka brenda Serbisë dhe brenda Kosovës. Prandaj Kosova duhet gjithqysh ti adresoje këto ankesa në tavolinë  afër Vuçiqit, e jo të anashkalohet një krim makaber siç janë masakrat dhe krimet qe i ka bërë Serbia kundër popullatës Kosovare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".