Gruaja e futbollistit italian: Po e mbroni Hakimin që e përdhunoi një femër dhe për fshehjen e parave ndaj gruas!?

  • S.A /
  • 17 April 2023 - 09:10
Gruaja e futbollistit italian: Po e mbroni Hakimin që e përdhunoi një femër dhe për fshehjen e parave ndaj gruas!?

Pas akuzave për dhunë seksuale, Achraf Hakimi tash është vënë në qendër të vëmendjes për një ndarje të komplikuar nga tashmë ish-gruaja e tij, Hiba Abouk, transmeton "Kosova Sot Online".

Aktorja spanjolle e kërkoi divorcin qysh pas akuzave të para ndaj mbrojtësit të djathtë të Paris Saint-Germainit, duke e kërkuar gjysmën e pasurisë që e posedonte ish-futbollisti i Real Madridit dhe i Interit.

Sidoqoftë, ajo më pas e zbuloi se gjithçka që i interesonte asaj ishte në emër të nënës së futbollistit.

Lajmin e ka bërë të ditur portali “Whoopse”, i cili foli për një “dinakëri” të përfaqësuesit maroken ndaj gruas së tij. Megjithatë, Giulia Amodio, gruaja e ish-futbollistit të Interit, Stefano Sensi, e ka mbrojtur kërkesën e Abouk.

“Çfarë turpi kur sheh aq shumë injorancë. Një grua është viktimë e një tradhtie pak pasi e solli në jetë një fëmijë, për më tepër pas një përdhunimi, ndërsa ju e duartrokisni dinakërinë e tij në fshehjen e parave për të mos ia dhënë asnjë euro asaj? Bëhuni më të mirë, aman”, ka shkruar influencerja italiane në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online )