Muriqi: Shkojmë përpara ekip

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 14:47
Muriqi: Shkojmë përpara ekip

Vedat Muriqi i është gëzuar tej mase fitores së mbrëmshme të Mallorcas.

Ekipi ishullor i dha fund serisë së gjatë pa fitore duke i rrëmbyer tri pikë në duel me Celta Vigon në udhëtim.

Edhe pse nuk shënoi gol, “Pirati” e dha kontributin e tij në këtë fitore, e cila ia siguroi edhe matematikisht mbetjen në La Liga këtij ekipi.

“Shkojmë përpara ekip”, ka shkruar 28 vjeçari në llogarinë e tij.

(Kosova Sot Online)