A po e konfirmon Laporta rikthimin e Messit në Barcelonë?

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 19:05
A po e konfirmon Laporta rikthimin e Messit në Barcelonë?

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, vazhdon të jetë i bindur se Lionel Messi do të kthehet në klub, pasi u larguar për në Paris Saint-Germain në verën e vitit 2021.

Kontrata e yllit argjentinas me parisienët skadon në verën e këtij viti, teksa ai ende nuk ka pranuar që të nënshkruajë rinovimin

Trajneri i Barcelonës, Xavi, tha në fillim të këtij viti se “dyert janë të hapura” që Messi të kthehet dhe zbuloi se ata janë në “kontakt të vazhdueshëm” me njëri-tjetrin.

Laporta, i cili mori detyrën si president për herë të dytë në muajt e fundit të kohës së Messit në “Camp Nou”, ka qenë gjithashtu shumë i zëshëm për këtë temë.

“Carrusel Deportivo” së fundmi ka publikuar një video të Laportas me disa tifozë të klubit, ku mes tjerash ai pyetet se a do të rikthehet shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Përgjigja e të parit të klubit katalunas ishte e shkurtër dhe e qartë: “Po”.

(Kosova Sot Online)