Haaland mund të nënshkruajë kontratë të re pa klauzolë me Cityn

  • S.A /
  • 19 April 2023 - 14:48
Haaland mund të nënshkruajë kontratë të re pa klauzolë me Cityn

Manchester City është duke e përgatitur një kontratë të re për t’ia ofruar Erling Haalandit.Klauzola e shkëputjes së kontratës aktuale është hequr, që nënkupton se ai mund të largohet për 150 milionë funte në verën e vitit 2024, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndërkohë, sulmuesi norvegjez mund ta vazhdojë kontratën me “Citizens”, por që në të nuk do të vendoset ndonjë klauzolë, e cila do t’ia pamundësonte largimin shkaku i shifrës së lartë.

Nuk përjashtohet mundësia që vitin tjetër, ish-futbollisti i Salzburgut dhe i Borussia Dortmundit mund të largohet nga “Etihad Stadium” dhe të transferohet në Real Madrid.

Haaland është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në botë, ndërsa në Angli po thyen rekorde të njëpasnjëshme. 

(Kosova Sot Online )