Plasin grushte dhe shqelma mes lojtareve të Partizanit dhe Tiranës në derbin e madh shqiptar

  • S.A /
  • 20 April 2023 - 11:42
Plasin grushte dhe shqelma mes lojtareve të Partizanit dhe Tiranës në derbin e madh shqiptar

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në përfundim të gjysmëfinales së basketbollit për femra midis Partizanit dhe Tiranës, ku lojtaret e të dyja skuadrave u kapën me duar me njëra-tjetrën, tansmeton "Kosova Sot Online ".

Një sherr që në fillim u bënë protagoniste Antoniette Bannister e Partizanit dhe Ebi Dishnica e Tiranës, nxiti dhe lojtaret e tjera që të bëheshin pjesë e kësaj përleshjeje.

Me anë të pamjeve të siguruara nga “Panorama Sport”, shikohet momenti se si nisi e gjithë ngjarja, që më pas agravoi të dyja ekipet, ku nuk munguan grushtet dhe shqelmat.

(Kosova Sot Online )