PSG po e planifikon sezonin e ardhshëm pa Messin

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 18:29
PSG po e planifikon sezonin e ardhshëm pa Messin

Lionel Messi duket se është gjithnjë e më afër rikthimit te Barcelona.

“Le Parisien” ka raportuar se Paris Saint-Germaini po e planifikon 100% sezonin e ardhshëm pa yllin argjentinas.

Parisienët se mendojnë se bisedimet për rinovimin e kontratë janë prishur, pasi Messi po kërkon më shumë para – por, nga kampi i lojtarit është mohuar kjo.

Në anën tjetër, tash e një kohë 35-vjeçari është i lidhur me një rikthim te Barcelona.


Ai mund të rikthehet si lojtar i lirë në “Camp Nou”, pasi kontrata e tij me PSG-në skadon në verën e këtij viti.

Sidoqoftë, rikthimi i shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” varet edhe nga situata te Barça.

Barcelona po përballet me krizë financiare, teksa është edhe në hetime për rastin Negreira.

Klubi nga La Liga shpreson t’i kalojë këtë problem, pasi edhe te katalonasit janë optimistë se mund ta rikthejnë Messin. 


(Kosova Sot Online)