Ancelotti e krahason Viniciusin me Pelen dhe Maradonan

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 18:20
Ancelotti e krahason Viniciusin me Pelen dhe Maradonan

Carlo Ancelotti ka krahasuar trajtimin që Vinicius Junior merr në fushë me atë të Peles dhe Diego Maradonas.

Trajneri italian u paraqit në konferencën për media sot, një ditë para përballjes me Almerian në La Liga.

Mes tjerash, ai foli edhe për Viniciusin, ku përmendi edhe fyerjet në baza racore me të cilat ai përballet.

“Nga njëra anë është ajo që ndodh në fushë dhe nga ana tjetër, jashtë saj. Jashtë kësaj, është keq për shoqërinë, të ketë ende racizëm… një shoqëri moderne nuk mund të jetë e tillë”, tha Ancelotti.

“Dhe në fushë, e vërteta është se lojtarët e godasin shumë, është e qartë. Edhe Maradona apo Pele u goditën shumë, për fat të keq. Fati ynë është që Vinicius ka një fizik të fortë dhe është i aftë të durojë”, shtoi ai.

Më herët në konferencën për shtyp, Ancelotti kishte thënë se për të parandaluar lëndimet ishte që ai të shihte drejtësinë.

“Ne e kemi atë shqetësim, është krejt normale. Ai përpiqet të mposhtë shumë njeriun e tij, ai driblon… dhe e vetmja mënyrë për të ruajtur këtë lloj lojtari, jo vetëm Vinicius, por të gjithë lojtarët, është drejtësia. Vetëm kjo mund të parandalojë që diçka e keqe të ndodhë”, u shpreh trajneri i “Los Blancos”.

Vinicius shpesh faullohet nga mbrojtësit dhe shpesh ata sfidojnë barazilianin sa më shumë që të jetë e mundur për ta “rrëzuar” atë nga loja e tij.

Megjithatë, nëse karriera e Peles, Maradonas apo së fundmi edhe e Lionel Messit janë diçka për të marrë shembull, do të jetë mbi Viniciusin që të gjejë një mënyrë për të mbrojtur veten nga sfidat.

(Kosova Sot Online)