E ardhmja e pasigurt e Ramosit, PSG ka dy opsione për zëvendësimin e tij

  • S.A /
  • 01 May 2023 - 12:43
E ardhmja e pasigurt e Ramosit, PSG ka dy opsione për zëvendësimin e tij

Përpara asaj që do të jetë një rindërtim tjetër i skuadrës këtë verë, Paris Saint-Germaini mund ta gjejë veten duke u fokusuar në rekrutimin për një pozicion që më parë dukej se nuk kishte nevojë. Ardhja e Milan Skriniarit si një transferim i lirë nga Interi shihet si një përforcim ideal për vijën e mbrojtjes, por e ardhmja e pasigurt e Sergio Ramosit dhe pushimi i gjatë i Presnel Kimpembe shkaku i lëndimit, ka bërë që nënshkrimi me sllovakun mos të jetë i mjaftueshëm, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kontrata e Ramosit skadon në verën e këtij viti, teksa ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur për të rinovuar. Sipas “L’Equipe”, PSG tani është në treg për një mbrojtës me këmbë të majtë, me Aymeric Laporten dhe Lucas Hernandezin që janë opsionet e mundshme.

Laporte besohet se është i gatshëm për t’u larguar nga Manchester City shkaku i hapësirës së pamjaftueshme, teksa për interesim ka edhe Barcelona. 28-vjeçari me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. Ai në treg vlerësohet me 30 milionë euro. Ndërkaq, Hernandez me Bayern Munichin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm. Kjo nënkupton se nëse nuk ka marrëveshje për rinovim, ai mund të shitet verën e këtij viti, për të mos u larguar si i lirë vitin tjetër. 27-vjeçari në tregun e transferimeve vlerësohet me 50 milionë euro.

(Kosova Sot Online )