Lexoni edhe:
Tornado me fuqi shkatrrimtare godet qytetin, shkul pemë e shkatërron shtëpi
Një përplasje masive dhe e frikshme ka ndodhur në Tour de Bretagne, duke sjellë anulimin e fazës së gjashtë të këtij turi në çiklizëm, transmeton "Kosova Sot Online".
Një grup i madh çiklistësh u përplasen me njëri-tjetrin në një rrugë të ngushtë dhe me baltë në një pjesë të saj, që mendohet që shkaktoi rrëzimin.
Tornado me fuqi shkatrrimtare godet qytetin, shkul pemë e shkatërron shtëpiLexoni edhe:
Video është kthyer virale në rrjetet sociale, ndërkohë që organizatorët vendosën ta anulonin fazën e gjashtë për të garantuar sigurinë e sportistëve. Rënia masive ndodhi në kilometrin 122, teksa katër çiklistë përfunduan në spital për të mjekuar plagët. Edhe pse ambulancat e garës u mobilizuan, siguria e çiklistëve nuk mund të garantohej më. Tour de Bretagne do të rifillojë të hënën (sot), 1 maj, për fazën e 7-të dhe të fundit nga Pire-Chance/Le Chateau des Peres drejt Chateaugiron (163.5 km).
(Kosova Sot Online )