Barcelona i bashkohet garës për transferimin e yllit të ri

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 14:03
Barcelona i bashkohet garës për transferimin e yllit të ri

Barcelona raportohet se është klubi i fundit që ka shprehur interesim për talentin e Celta Vigos, Gabri Veiga.

20-vjeçari ka bërë bujë në La Liga këtë sezon me nëntë gola dhe katër asistime deri më tani në vitin e tij të parë si lojtar i rregullt në skuadrën e Celtas.

Presidenti i klubit spanjoll, Carlos Mourino, ka pranuar se pret që Veiga të largohet me çmimin prej 40 milionë eurosh, që është i vendosur në klauzolën e tij të largimit.

“AS” kishte raportuar më herët Liverpool, Manchester United, Manchester City, Bayern Munich dhe Real Madrid kanë zhvilluar bisedime për transferimin e mesfushorit spanjoll. Së fundmi Pini Zahavi është emëruar si agjent i tij.

(Kosova Sot Online)