Kumbulla dërgon një mesazh për fansat e Romës

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 16:55
Kumbulla dërgon një mesazh për fansat e Romës

Marash Kumbulla ka falëndëruar tifozët e Romës për mbështetjen e tyre pasi që ai lëndoi ligamentet e kryqëzuara në barazimin e Romës me Milanin vikendin që lamë pas

Mbrojtësi shqiptar, 23 vjeçar, u detyrua që të largohet nga fusha pas vetëm 15 minutave ku pësoi lëndimin serioz të tij, një gjë që pritet ta lërë atë jashtë fushave për disa muaj. Pas të bëhen testet mjekësore, ditët e ardhshme do të përcaktojnë seriozitetin e lëndimit të tij.

Kumbulla ka vuajtur për të patur minuta të luajtura prej që skuadrën e Romës e mori në menaxhim Jose Mourinho, ku ka luajtur vetëm 261 minuta në vetëm shatë ndeshje në Serie A me Romën.

Duke shkruar në rrjetet sociale, Kumbulla ka folur për lëndimin e tij dhe ka falëndëruar tifozët e Romës për mbështetjen  e tyre.

“Është vështirë që të gjejë fjalë për ta përshkruar këtë situatë në të cilën gjindem. Ky sezon nuk ka shkuar siç do të dëshiroja unë dhe përfundoj në mënyrë më të keqe të mundshme për një sportist. Jam shumë i zhgënjyer dhe do të me duhet kohë që të shërohem dhe të jem i aftë që të luaj përsëri”.

“Do ta shfrytëzoj këtë kohë që të kthehem edhe më i fortë dhe t’i ndryshoj gjërat, ua premtoj këtë. Falëminderit të gjithëve për mesazhet dhe fat të mbarë skuadrës sime dhe tërë skuadrës së Romës për pjesën tjetër të sezonit. Daje Roma!”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)