Liverpool ia vënë 'syrin' mesfushorit kroat

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 18:00
Liverpool ia vënë 'syrin' mesfushorit kroat

Kjo verë pritet që të jetë njëra prej merkatove më interesante për Liverpoolin, pasi që Jurgen Klopp ka paralajmëruar që do ta përforcojë skuadrën në këtë repart

Sipas Daily Mail, Liverpool janë duke monitoruar lojën që është duke e bërë mesfushori kroat, Lovro Majer në Francë.

E njëjta media shkruan që ata do të përpiqen që të nënshkruajnë me kroatin këtë verë.

25 vjeçari ka qenë titullar vazhdimisht për Rennes në Ligue 1 të Francës këtë vit, ku ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat.

Raporti thekson që Majer mund të transferohet për më pak se 30 milionë funte. Liverpooli mund të rivalizohet vetëm nga Arsenali, pasi që londinezët po ashtu janë të interesuar për shërbimet e kroatit. 

(Kosova Sot Online)