Xavi lavdëron Manchester Cityn

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 19:38
Xavi lavdëron Manchester Cityn

Xavi ka lavdëruar Manchester Cityn duke e quajtur “klunin më të mirë në botë” dhe ka thënë që ata e meritojnë ta fitojnë tripletën këtë sezon

Trajneri i Barcelonës ka pasur lëvdata për Manchester Cityn dhe e ka quajtur atë skuadrën më të mirë në botë për momentin, të cilët po ashtu kanëq trajnerin më të mirë në botë që quhet Pep Guardiola. Xavi ka vazhduar duke thënë që do të ishte fer nëse ata do ta fitojnë tripletën këtë sezon.

“Natyrisht, kjo do të ishte fer. Sipas mendimit tim, ata janë skuadra më e mirë në botë për momentin. Ata kanë trajnerin më të mirë në botë dhe futbolli kualitativ që ata luajnë pasqyron për ne këtë gjë”, tha Xavi duke folur për gazetarët.

Manchester City janë në rrugë që të bëhen klubi i parë anglez prej që Manchester United fitoi tripletën. Ata kanë arritur në finale të FA CUP ku do të luajnë kundër rivalëve të qytetit, United, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku ata do të luajnë kundër kampionit në fuqi Real Madridit dhe kanë një pikë më shumë se Arsenali në Premier Ligë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

(Kosova Sot Online)